Termat dhe Kushtet

Kushtet e Shërbimëve
Tashmë mund të porositni më shpejtë dhe më lehtë produktet e Kombëtares Shqiptare dhe cdo produkt nën logot e FSHF-së në faqen tonë në web: www.fshf.org/shop. Për të realizuar blerjet e dëshiruara jeni të lutur të regjistroheni në dyqanin tonë online, duke krijuar llogarinë tuaj. Pasi keni bërë rregjistrimin ju këshillojmë të ruani në vend te sigurt fjalëkalimin dhe adresën e e-mailit që keni perdorur për t’u rregjistruar në dyqan.

Për të bërë blerje në dyqanin tonë ju keni “shortën tuaj” në të cilën vendosni produktet që dëshironi të bleni. Për cdo produkt, do të gjeni butonin “shto në shportë” të cilin mund ta klikoni dhe më tej mund të vazhdoni të vizitoni sërish dyqanin tonë për blerje të tjera. Listën e produkteve të zgjedhura mund ta shikoni në cdo moment në shporten tuaj. Në momentin që keni mbaruar blerjet tuaj ju keshillojmë që të verifikoni për siguri shportën ku ende mund te bëni ndryshimet qe dëshironi.

Kujdesi ndaj klientit:
Telefoni: +355 42 346 601
E-mail: [email protected]
Në të gjitha rastet do të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja brënda 48 orveve.

Rregullat për dorëzimin e porosive:
Porositë tuaja mund të dërgohen vetëm gjatë ditëve të punës. Shërbimi nuk parashikon dërgesa gjatë ditëve të pushimit dhe festive Kombëtare. Federata Shqiptare e Futbollit pranon kthimin e (artikullit ose artikullive) në rast personalizimin të gabuar. Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit garanton se cdo gjë do të jetë sipas porosisë suaj, e paketuar dhe me shpjegimet përkatëse. Në rast porosie të paplotë, Federata Shqiptare e Futbollit do të kontaktojë klientin për sqarimet e nevojshme në kontaktet e llogarisë suaj.