Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 01.12.2017

1. KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të tifozerisë duke përdorur fjalë ofenduese në kor, duke hedhur gurë e mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës ,duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve e zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. KF “Kukesi”, detyrohet të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në stadiumin e KF “Laci” gjate ndeshjes “Laci- Kukesi”, luajtur me date 25.11.2017.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS,dënohet me 1(nje) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

4. Lojtari i KF “Delvina”,Ardian Xhibro, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

6. Zyrtari i KF “Tomorri “,Albano Ziu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS,dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

7. Lojtari i KF “Naftëtari”,Lorenc Koci,për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit duke përdorur lojë të rëndë dhe duke e sulmuar fizikisht, në bazë të nenit 48/1/b) dhe 48/1/e) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “ Shkumbini”,Emilian Lluca, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “ Naftetari”,Xhafer Kajo, për sulm me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10. Lojtari i KF “Shkumbini”,Fadil Meta ,për sulm me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

11. Lojtari i KF “Maliqi”,Nikolin Rapo, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese,në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS,dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF “Këlcyra”,Aristidh Coli, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF “Këlcyra”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të ndërmerren masa disiplinore.

14. KS “ Korabi” U-19,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “ Spartaku” U-19të luajtur me datë 26.11.2017,në bazë të nenit 55/1/a) dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero) dhe zbritjen e 3 ( tre) pikëve nga klasifikimi

15. Zyrtari i KF “Tirana” U-17,Migen Memelli për protesta të vazhdueshme dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në vlerën 100,000 ( Njëqind mijë) Lekë.

16. Zyrtari i KF “Porto”U-17,Dritan Smajli,për protesta të vazhdueshme dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në vlerën 100,000 ( Njëqind mijë) Lekë.

17. Lojtari i KF “ Akademia AAS” U-17,Enes Ramja,per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1/a) dënohet 4 ( katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

18. KS “ Korabi” U-17,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “ Spartaku” U-17 të luajtur me datë 26.11.2017,në bazë të nenit 55/1/a) dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero) dhe zbritjen e 3 ( tre) pikëve nga klasifikimi.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Sopoti ”, Shaqir Jugu, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.