Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 27.04.2017

1.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
2.KF “Shënkolli” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë e sende të tjera brenda rrethimit të fushës dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Lojtari i KF “Shenkolli”, Ilir Çaushi për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b)
të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Besa”, Issiaga Camara për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Laci” U-19, Kevin Dodaj, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Shkendia TR” U-19, Erjon Kratellaripër protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Kamza” U-19 Hergi Xhaja, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.KF “Kukesi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laci” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

9.KF “Brians” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laci” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
10.Mospranimin e kërkeses se lojtarit të KF “Erzeni”, Haxhi Kacmoli, si ta bazuar në nenin 33/2 të KDS.